Futboll Shqipëri Sport

BOMBERI CIKALLESHI ME GOL DHE ASIST/ Shikoni vlerësimin fantastik për sulmuesin shqiptar… (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ishte një nga më të mirët në fushë, për skuadrën e tij, në humbjen 5-3 që Koniaspori pësoi në transfertë ndaj Rizesporit.

Bomberi kavajas, asistoi në minutën e 6-të, për futbollistin Guilherme, teksa në të 12-tën, gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë “shqiponjave” të Koniasporit, që nuk arritën ta menaxhonin këtë rezultat, duke u përmbysur nga skuadra vendase, e cila arriti të shënonte plot 5 gola nga minuta e 21-të deri në 82-shin.

Për sa i përket vlerësimeve, Cikalleshi rezulton njeriu i ndeshjes. Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, e vlerësoi me notën 8.5 sulmuesin shqiptar. Në 4 goditje gjatë gjithë ndeshjes, 30-vjeçari 2 i dërgoi në kuadrat, teksa arriti të jepte 3 pasime kyçe në këtë takim.

STATISTIKAT DHE NOTA E CIKALLESHIT, SIPAS “SOFA SCORE”

Related posts

KAMPION I MADH/ Kante vërteton edhe njëherë se është njeriu më i përulur në botë

Isa.Autor

Takim në Tiranë, Kukësi “flirt” me një ish-milanist

Q.Autor

“ZLATAN KISHTE PARKUAR FERRARIN E TIJ NË…”/ Helena zbulon njohjen e saj me bomberin Ibrahimovic

Delo.autor

Leave a Comment