Futboll

Lukaku, “All Star Game” duhet të luhet edhe në Premierligë

​Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku për herë të parë në jetën e tij, ishte i pranishëm në një ndeshje të NBA, atë ndërmjet Brooklyn Nets dhe Chicago Bulls, e fituar nga skuadra vendase 104:87
Belgu duket se mbeti i mahnitur nga magjia e NBA, që e frymëzoi aq shumë sa të bëjë edhe një propozim për drejtuesit e Premierligës, duke kërkuar zhvillimin e një ndeshjeje “All Star”, siç ndodh çdo vit në NBA.

“Ja një propozim për ju: NBA ka ndeshjen e saj “All Star”. Nuk mendoni se edhe Premier League duhet ta organizojë një të tillë? Veriu kundër Jugut dhe të votojnë tifozët”, tha Lukaku në Tëitter pas përfundimit të sfidës në “Barclay Center”.

Më pas, Romelu Lukaku postoi edhe një foto të tij të shoqëruar me mesazhin: “Ndeshja ime e parë në një impiant të NBA”. /Express/

Related posts

JO VETËM MALCOM/ Barcelona kërkon t’i “vjedhë” një tjetër lojtar ROMËS

Isa.Autor

Vidal: Gjysma e dytë e vitit 2017, momenti më i keq i karrierës sime

Q.Autor

Vettel tregon diferencën me Hamilton: Unë jam sportist, nuk jam i famshëm

Isa.Autor

Leave a Comment