Futboll Seria A Sport

LËSHON DEKLARATËN E FORTË/ Trajneri i Sasuolos: Super League si grusht shteti, nuk dua të luaj ndaj Milanit

Roberto de Zerbi ashtu si shumë kolegë të tij në Europë është i nervozuar për krijimin e Super Ligës. Trajneri i Sasuolos ka dhënë disa deklarata të fortë në lidhje me takimin e sotëm duke mos e fshehur aspak mërzinë e tij në lidhje me atë që po ndodh në botën e futbollit.

“Nuk do të doja ta luaja ndeshjen sepse Milani është pjesë e këtyre ekipeve që po themelojnë Super Ligën. Këtë ua thashë lojtarëve dhe drejtorit sportiv. Nëse më detyrojnë do të shkoj, por jam shumë i mërzitur”, deklaroi de Zerbi. Konferenca për shtyp e teknikut bëhet edhe më e ndezur, teksa i duhet të komentojë edhe takimin e sotëm të orës 18:30. Edhe pse në të kaluarën ka luajtur për Milanin, De Zerbi flet me mllef ndaj ish-klubit të tij. “Jam shumë i prekur për këtë situatë sa që për këtë arsye kemi biseduar me ekipin për gjysmë ore.

Është e drejtë që gjithçka të ndalet siç ndodhi ndonjëherë në shkollë kur programi nuk funksionon, por nuk është kjo mënyra sipas mendimit tim. Jam shumë i zemëruar sepse të dielën u bë një grusht shteti. Kjo nuk duhej të ndodhte, por jemi në kohë për të korrigjuar gjithçka. Personalisht nuk jam pro këtij plani dhe nuk më pëlqen mënyra se si e gjitha kjo është orkestruar”, ka përfunduar deklaratën e tij trajneri i Sasuolos, Roberto de Zerbi.

Related posts

VENDIM EKSTREM I ARSENALIT/ Hiqet shiriti i kapitenit nga krahu i Aubameyang. Ja motivi…

Delo.autor

Perisic bombardon portën e Torinos, Interi kalon në avantazh me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

BEFASOHEN “BLUTË E LONDRËS”/ Cardiffi nis me gol fantastik pjesën e dytë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment