Futboll La Liga Sport

KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Mbrojtësi Pique feston për dështimin e Perez, tenisti francez e fundos

Pavarësisht se edhe Barcelona e tij ka qenë mes 12 klubeve që kanë kërkuar krijimin e Superligës së Europës, Gerard Pique nuk ka humbur rast për të thumbuar presidentin e rivalëve të Real Madrid, Florentino Perez.

Megjithatë, mbrojtësi i katalanasve nuk ka menduar se edhe ai ka qenë… Florentino për dikë tjetër. Ka qenë një tenist në fakt që ka sulmuar Pique, francezi Nicolas Mahut.

39-vjeçari është një nga tenistët veteranë dhe gjatë viteve të fundit ka qenë një nga më kritikët për ndryshimin e formatit të Kupës Dejvis, që organizohet nga futbollisti i Barçës nëpërmjet kompanisë Kosmos.

Kështu, francezi ka vënë re një mungesë koherence te sulmet e Pique ndaj Perez dhe qëndrimin që ka patur ai ndaj kompeticionit historik. Kur katalanasi ka shkruar në Twitter “sot më shumë se kurrë futbolli u përket tifozëve”, Mahut është përgjigjur: “po ç’na thua për Kupën Davis?”.

Një polemikë që ka një histori të gjatë dhe që ka shtyrë edhe kampionë si Federer të sulmojnë futbollistin.

Në 2020-ën, Mahut e ka kritikuar hapur Pique në një intervistë të dhënë për L’Equipe, me argumente që kujtojnë shumë ato të përdorur për të kundërshtuar Superligën:

“Ka ardhur të shkatërrojë një formulë që ekzistonte prej më shumë se 100 vitesh”.

Related posts

Penallti për Juventusin, Higuain dështon keq

Q.Autor

TELASHE PËR FUTBOLLISTIN E INTERIT/ Kalon me semafor të kuq me “Rolls Royce”-in luksoz dhe testi i alkoolit i del pozitiv. Ja si e ‘dënon’ policia

Delo.autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Pritej largimi pas dështimit në kampionat, Barcelona zhgënjen tifozët

Delo.autor

Leave a Comment