Futboll Premier League Sport

“DUA TË QËNDROJ NË BOTËN E SPORTIT”/ Ylli i Arsenal-it: Dua të fitoj një trofe me Arsenal-in dhe më pas…

Willian është një nga elementët më të besuar të trajnerit të Arsenal, Mikel Arteta.

Braziliani, i transferuar te Topçinjtë nga rivalët e Chelsea-t para një viti, e ka të qartë se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

“Dua të qëndroj tek Arsenal, kam një kontratë dhe nuk do të largohem para se të kemi fituar një trofe”, ka thënë Willian për kanalet zyrtare të Gunners.

“Kam edhe dy vite të tjera kontratë, dua të fitoj diçka dhe më pas të kthehem në kombëtare. Do të bëj të pamundurën për t’ia dalë. E ardhmja në MLS? Për momentin nuk mendoj të largohem nga Europa, por një nga objektivat e mi është të luaj në Amerikë në një moment të karrierës”, ka shtuar braziliani.

Në lidhje me të ardhmen pas futbollit:

“Dua të bëhem menaxher. Po përgatitem për këtë profesion, kam nisur të studioj. E dua futbollin dhe dua të qëndroj në botën e sportit, dua të bëjë një punë në këtë sektor, por sigurisht nuk dua të bëhem një trajner”.

Related posts

DËSHTUAN NË BOTËROR/ LOW nxjerr listën: Ka DEBUTUES, RIKTHIME dhe MUNGESA

Isa.Autor

MERR FUND PRITJA PËR YLLIN PORTUGEZ/ Ronaldo shpallet kampion i Arabisë Saudite me Al Nassr

F.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Kërkohet nga Wolfsburg, agjenti i talentit të Milan-it takim me klubin e Bundesligës

Delo.autor

Leave a Comment