Futboll Premier League Sport

TALENTI HAALAND KUSHTON SHTRENJTË/ Manchester United kërkon përforcime, nis kontaktet për ish-dështimin e Milanit…

Erling Braut Haaland është një nga dëshirat e mëdha të Ole Gunnar Solskjaer për merkaton e verës, por ylli i Borussia Dortmund kërkohet nga shumë klube dhe kushton jashtëzakonisht shtrenjtë.

Kjo është edhe arsyeja që drejtuesit e Man. United kanë përgatitur planin B. Sipas mediave në Angli, “Red Devils” kanë nisur bisedimet me Eintracht Frankfurt për kartonin e Andre Silvas. Portugezi po shkëlqen prej 2 sezonesh në Gjermani, ku është një nga golashënuesit më të mirë, së bashku me Haaland dhe Lewandowski.

Për kartonin e Andre Silvas, Frankfurti kërkon të paktën 40 milionë euro, me United që duket gati ta plotësojë kërkesën e gjermanëve. Sulmuesi portugez ka qenë në të shkuarën pjesë e Milanit, kur u mor nga Porto për 38 milionë euro, por në Itali dështoi. Tani mbase ka ardhur momenti që Andre Silva të tentojë një tjetër ekip të madh, por këtë herë në Angli.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një krosimi nga goditja e dënimit, Di Lorenzo ndëshkon me kokë Zvicrën (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ TRAJNERËT në Bundesligë ZBULOJNË kush e fiton TITULLIN sivjet…

Isa.Autor

LU-LA NDERON INTER/ Sulmi i ekipeve italiane i plakur, shpëton edhe Atalanta

Delo.autor

Leave a Comment