Futboll Seria A Sport

“UNË KURRË NUK KAM QENË I PËRFSHIRË NË DISKUTIME PËR SUPER LEAGUE”/ Maldini: Isha në konfuzion, Milan gjithmonë ka…

Paolo Maldini u intervistua nga “Sky Sport” para ndeshjes Milan-Sasuolo. Drejtori ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve lidhur me Super Ligën duke u vetëpërjashtuar nga çdo përgjegjësi për vendimin e klubit për të themeluar një ligë të re.

“Do të doja të sqaroja se unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në diskutime për Super Ligën, kam mësuar për këtë të dielën në mbrëmje si të gjithë ju. Kjo është diçka që është vendosur në një nivel më të lartë se imi.

Isha në konfuzion, por kjo nuk më përjashton nga marrja e përgjegjësisë për të kërkuar falje jo vetëm për tifozët e Milanit, por për tifozët në përgjithësi. Milani, gjithmonë ka respektuar parimet e sportit, duke mos ndryshuar parimet të cilat kanë si bazë meritokracinë”, tha Maldini.

Related posts

“SEX TAPE” DHE SHANTAZH NDAJ MODELES/ E dashura e yllit të Totenhemit përfundon në gjykatë

Delo.autor

Tony Adams: Lojtarët e Tottenham mund t’i prishin botërorin Anglisë!

Sadik.Autor

“BOMBA E DITËS”/ Ja 5 arsyet që RIKTHEJNË yllin madrilen tek REALI në merkaton e verës

Isa.Autor

Leave a Comment