Futboll Sport

UEFA MERR VENDIMIN/ Bilbao dhe Dublini jashtë Europianit. Ja stadiumet e reja që bëhen pjesë e kompeticionit…

UEFA u dha ultimatum 12 qyteteve pritëse të Kampionatit Europian, për të konfirmuar pjesëmarrjen e tifozëve në kompeticionin që do të zhvillohet këtë verë.

Ndër qytetet që ishin të paqarta mbi praninë e tifozëve në stadium ishte dhe Bilbao në Spanjë dhe Dublini në Irlandë. Ditën e sotme, nëpërmjet komitetit ekzekutiv UEFA vendosi të lërë jashtë këto dy vende pritëse pasi vendimi i tyre ishte i paqartë dhe i vonuar duke marrë parasysh se kampionati Europian fillon për gati 50 ditë.

Gjithashtu UEFA vendosi që ndeshjen e planifikuara për tu luajtur në Bilbao të luhen po në Spanjë, por në qytetin e Sevijës. Ndërkohë sfidat e Dublinit do të luhen në Shën Petersburg të Rusisë. Kujtojmë se Kampionati Europian 2021 do të nisë në datën 11 qershor dhe do të mbarojë në datën 11 korrik.

Related posts

HAP I RËNDËSISHËM/ Broja prezantohet te Sauthempton: Ju tregoj 2 futbollistët e preferuar…

Delo.autor

CR7 KUALIFIKOI JUVENTUSIN NË CHAMPIONS/ “Los Blancos” përfiton shpërblimin financiar, ja shifra e çmendur

Delo.autor

ZBULON ËNDRRËN E MADHE/ Ylli Benzema: E kam fiksim, do të bëj gjithçka për ta fituar…

Delo.autor

Leave a Comment