Bundesliga Futboll Sport

“ÇMENDURIA” E DORTMUND/ “Verdhezinjtë” gati të nënshkruajnë me portierin turk për 25 milionë euro

Borussia Dortmund njihet si një ndër klubet që prodhon më së shumti lojtar, që më pas i shet për shifra të mëdha, duke mbushur arkën e klubit.

Gjithsesi, së fundmi kjo gjë duket se ka nisur të ndryshojë, me Dortmund që po shpenzon shuma të mëdha për të afruar lojtarë. Më i fundit duket se do të jetë Ugurcan Cakir. Për shumë njerëz ky portier është i panjohur, por në Turqi ai konsiderohet si më i miri. Cakir akitivizohet për Trabzonspor dhe mediat turke bëjnë me dije se Dortmund ka gjetur marrëveshjen për 25 milionë euro.

Një shpenzim i madh për një klub si Borussia, që rrallëherë mund të bëjë çmenduri të tilla.

Portieri Cakir është 25 vjeç dhe ka kontratë me Trabzonspor deri në vitin 2024. Për momentin gjithçka është një spekulim i mediave turke, por në verë ndoshta gjërat mund të konkretizohen.

Related posts

INTER “HARRON” HUMBJEN NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Çmenden nga ky veprim i Dybalës… (VIDEO)

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA PËR TË ARDHMEN E COUTINHOS/ Barcelona vendos të mbajë yllin brazilian deri më…

Delo.autor

DIFERENCA E “FRIKSHME”/ BARCELONA kryeson plotësisht La Ligan (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment