Futboll Seria A

Cana ngre në qiell Strakoshën dhe Berishën, komenton edhe derbin

Lazio dhe Marseille

” I kam parë të dyja ndeshjet, pak Lazio-n dhe pak Marseille. Ju e dini që jam rritur te klubi francez dhe ndjej dashuri të madhe për atë fanellë e vend. Gjithashtu pashë edhe Lazio-n,  dhe nuk po e besoja dot sidomos pas rezultatit 0-1 që do të mundeshim ashtu. Austriakët kishin vënë diçka më shumë në atë ndeshje, shumë dëshirë dhe uri dhe ia dolën”.

Derbi i kryeqytetit

“Është një ndeshje unike. Lazio është në një pozicion të mirë në klasifikim. Është një nga protagonistët e kampionatit italian, një nga më të mirët këtë vit. Nuk shoh përse tani duhet të mungojë diçka për të motivuar skuadrës dhe për të qenë entuziastë për për përgatitur ndeshjen. Sigurisht, eliminimi nga Europa League është e rëndë, por tani duhet të fokusohet vetëm tek objektivi, të qëndrojë në Top 4-shën e Serie A. Lazio e ka treguar se e meriton të jetë aty. Diferenca do t’i bëjë ata që të jenë më të përqendruar dhe të arrijnë këtë qëllim. Lazio mund t’ia dalë edhe pse Roma vjen nga një moment i mirë në Champions. Mjafton të mendosh për gjithë punën që është bërë deri tani. Pastaj motivimi është i madh, pasi “Olimpico” do të jetë plot me tifozë lacialë”.

 Thomas Strakosha

“Po rritet çdo ditë e më shumë, sidomos nga përvoja. Është një djal i ri, në këtë moshë luan titullar me Lazio-n dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm në kampionat. Besimi që i ka dhënë Inzaghi e tregon këtë dhe do të vazhdojë për shumë kohë të jetë i tillë edhe më i mirë. Ata duhet të kuptojnë se kanë një xhevahir në ekip. Ne shqiptarët jemi me fat dhe ndihemi krenarë që kemi dy portierë të jashtëzakonshëm në kombëtaren tonë si Thomas Strakosh dhe Etrit Berisha. Nuk ka ndodhur më parë kurrë. Sipas meje, Lazio ka një ndër dy-tre portierët më të mirë në Serie A, që është vetëm 23-vjeç. Sigurisht që ndaj Salzburg mund të bënte më shumë,  por nuk mendoj se duhet të diskutojmë për të”

Fjalimi

“Çfarë fjalimi do të bëja për ekipin tani? Është e vështirë pasi nuk e njoh ambientin dhe lojtarët. Vazhdoj të shoh shumë futboll, e vetmja gjë që mund t’u them është që janë fatlumë të kenë një vend në Champions League, të luajnë në një stadium plot. Kur ju ndaleni si dhe tifozët, dëshironi të jeni në vendin e tyre në fushë. Mjafton t’u thuash atyre këtë. Nëse japin më të mirën, do të jetë mirë. Është një derbi thuajse vendimtar si ai i tre viteve më parë. Është shumë i rëndësishëm”- përfundoi Cana.

Lazio – Roma do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në kuadër të javës së 32-të të Serie A. Të dyja skuadrat gjenden në kuotën e 60 pikëve në tabelë, Lazio mban vendin e tretë ndërsa verdhëkuqtë e ndjekin pas.

Related posts

Manchester United, gjen mbrojtës në Portugali, merr talentin e Portos

Sadik.Autor

SKANDALI/ Sherri në Milan-Roma, ndërhyrja e Mourinhos bën namin në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ “Topçinjtë” nuk dinë të ndalen, shënon Lacazette

Delo.autor

Leave a Comment