Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Kriza ekonomike i detyron ekipet e mëdha të bëjnë aleanca. Ja shkëmbimet e bujshme që mund të ndodhin…

Kriza ekonomike si shkak i pandemisë i ka detyruar ekipet e mëdha të gjejnë marrëveshje shkëmbimesh ndërmjet yjeve të skuadrave, teksa të parët që e provuan këtë teknikë ishin Juventusi me Barcelonën, ku vitin e kaluar u finalizua shkëmbimi Pjaniç-Artur.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport” kjo teknikë mund të vazhdojë dhe këtë merkato, por rrethi i skuadrave do të jetë më i madh, ku pjesë në këto marrëveshje mund të bëhet dhe Real Madridi.

Sipas gazetës italiane, janë dy marrëveshjet që mund të arrihen, Bentakur në Madrid dhe Asensio tek Juventusi dhe tjetra Bonuçi në Barcelonë dhe Buskets tek bardhezinjtë.

Këto janë dy hipotezat e momentit që mund të ndodhin, pasi ekipet i ka kapluar kriza ekonomike dhe këto mund të jenë mundësi alternative për të përforcuar ekipet.

Nuk dihet se çdo të ndodhë në vazhdim, por “Tuttosport” është një gazetë shumë afër Juventusit, dhe mund të ketë një iniciativë të vërtetë për këto shkëmbime.

Related posts

CRYSTAL PALACE-MANCHESTER UNITED/ “Vendasit” ngushton shifrat, shënon Ward

Delo.autor

Reali Madridi në ankth, Sergio Ramos dëmtohet në stërvitje

Q.Autor

Manchester United, Chelsea e Spurs e duan Kurzawan

Sadik.Autor

Leave a Comment