Futboll Seria A Sport

INTERI “FITON” DERBIN ME MILANIN/ SUPER Talenti i ka thënë “PO” zikaltërve

“Calciomercato” ka zbuluar se mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barella, do t’i thotë “po” transferimit tek Inter.

Barella është një nga lojtarët më premtues të futbollit italian dhe një nga më të kërkuarit. Paraqitjet e mira të bëra nga 21-vjeçari gjatë këtij sezoni i kanë siguruar atij një vend në kombëtaren e Italisë, me futbollistin që ka debutuar në miqësoren e barazuar 1-1 nga “axurrët” kundër Ukrainës.

Barella ndiqet prej kohësh nga zikaltrit dhe, sipas “Calciomercato”, ai do të ishte i gatshëm të transferohej tek Inter. Menaxheri i tij, Alessandro Beltrami, mësohet të ketë patur kontakte me disa klube, duke përfshirë këtu Roma-n, Napolin, Milanin dhe Juventusin.

Por duket se ka qenë Inter që ka marrë përgjigjen pozitive dhe lojtari është gati t’i thotë “po” kontratës që milanezët kanë ndërmend t’i ofrojnë atij, e cila do të skadojë në verën e 2024-ës.

Një nga arsyet që shtyjnë Barella-n drejt zikaltërve duket se është miqësia dhe adhurimi që ka për Radja Nainggolan, i cili ka të njëjtin menaxher me të.

Related posts

RREZIKON VENDIN E TRETË NË PREMIER/ Pochettino: Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër…

Delo.autor

“FIFA BEST AWARDS”/ Jepet çmimi për lojtarin më të mirë në botë

Delo.autor

NË KARANTINË BASHKË/ Konfirmohet lidhja e sulmuesit të Kombëtares me Oriola Marashin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment