Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE KAMPIONËSH/ Skuadra e trajnerit Shehit mposht Teutën dhe e zbret nga “froni”

Fitore prej kampionët e Tiranës. Bardheblutë e Orges Shehit, mposhtën me rezultatin 0-2 Teutën në “Niko Dovana”, duke zbritur nga “froni” skuadrën e drejtuar nga Edi Martini.

Bardheblutë u shfaqën superiorë në këtë përballje. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Ndërkohë duhet të shkonte minuta e 79-të, kur Idriz Batha me një perlë nga goditja e dënimit, kaloi në avantazh Tiranën.

Për të vulosur sfidën mendoi Hoxhallari, me një goditje të kalibruar nga brenda zonës. Me këtë fitore, Tirana u ngjit në kuotën e 46 pikëve, ndërkohë që Teuta zbret në vendin e 3-të me 52 pikë.

Related posts

Trajneri i PSG-së provokon Realin

Q.Autor

DËMTIMI NË NDESHJEN NDAJ SPANJËS/ Lajme të mira nga Anglia, Luke Shaw është jashtë rrezikut për jetën

Isa.Autor

E BUJSHME NGA KOSOVA/ Klubi shqiptar fton Milanin për një miqësore

Delo.autor

Leave a Comment