Futboll Ligue 1 Sport

TRONDITET TRAJNERI POCHETTINO/ Dëmtohet dhe rrezikon gjysmëfinalen e Championsit ylli i PSG-së…

PSG do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Manchester Cityt ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League. Në kuadër të kësaj ndeshjeje, ekipi francez është në ankth për gjendjen e Kylian Mbappe.

Ylli kryesor i ekipit pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë në ndeshjen ndaj Metz dhe qëndroi për disa minuta i shtrirë. Më pas, Mbappe vijoi të luante edhe për 4 minuta dhe u zëvendësua. Në momentin e zëvendësimit, sulmuesi shfaqi përsëri shqetësime në gju dhe ndeshja e të mërkurës është në rrezik.

Ditën e nesërme pritet të bëhen ekzaminime të tjera, ku do të bëhet edhe më e qartë nëse Mbappe do të jetë gati apo jo për gjysmëfinalen ndaj Manchester Cityt.

Related posts

DREJT RËNIES NGA KATEGORIA/ Trajneri i Brojës ia vë fajin inteligjencës artificiale: Roboti thotë jam njeri dhe…

F.autor

Cristiano Ronaldo, një fitore larg rekordit madhështor në Champions

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Arrihet akordi për 50 milionë euro, Bayerni gjen pasardhësin e Coman në Angli

Delo.autor

Leave a Comment