Futboll Premier League Sport

“LUFTA” PËR NË ZONËN CHAMPIONS/ Chelsea mposht West Ham falë golit të Werner

Chelsea ka arritur të marrë një fitore jetike në një përballje direkte për zonën Champions ndaj West Ham në transfertë. Ekipi i drejtuar nga Tomas Tuchel fitoi minimalisht 0-1 me një gol të Timo Werner në fundin e pjesës së parë.

Sfida nisi e dominuar nga Chelsea, që e rriti nivelin e lojës derisa në minutën e 43’ gjeti golin e avantazhin. Pas një pasimi perfekt të Chilwell, ishte Timo Werner që u gjend i vetëm në zonë dhe çoi topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, me vendasit që krijuan disa raste për shënim, por portieri Mendy e ruajti portën të paprekur deri në fund. Balbuena doli me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Chilwell në minutën e 81’. Chelsea administroi mjaft mirë deri në fund dhe çdo gjë u mbyll 0-1. Fitore që i çon Blutë në 3 pikë diferencë tashmë nga West Ham dhe 4 pikë nga Liverpooli.

Related posts

LEGJENDA E BARCELONËS/ Puyol: Reali duhet të ndërrojë stilin e lojës, janë të lexueshëm

Isa.Autor

E BUJSHME/ Shikoni momenti kur “PLASI” sherr ndërmjet Modric dhe Busquets (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Zbulohet prapaskena, Sergio Ramos mund të largohet nga PSG-ja në merkaton e janarit

Delo.autor

Leave a Comment