Futboll La Liga

Lajm i hidhur për Barcelonën, sulmuesi dëmtohet dhe humb ‘El Classicon’

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë në prag të ndeshjes së fundjavës kundër Real Madridit të vlefshme për javën e 17-të në La Liga.

Klubi katalanas ka konfirmuar mungesën e sulmuesit anësor Paco Alcacer i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas, shkruan “Mundo Deportivo”.

Për shkak të një dëmtimi në muskulin e këmbës së majtë 24-vjecri u detyrua që të lerë fushën në minutën e 23-të dhe në vend të tij u fut Aleix Vidal.

Por, mungesa e ish-sulmuesit të Valencias në “Santiago Bernabeu” mund të jetë një problem për Barcelonën, e cila është në mungesë të sulmuesve (Ousmane Dembele dhe Gerard Deulofeu e Rafinha gjithashtu nuk janë të gatshëm).

Alcacer mund të mungojnë edhe në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Celta Vigos që do të zhvillohet me 4 janar 2018, ndërsa rikthimi i tij pritet më 7 janar në ndeshjen mes Levantes dhe Barcelonës.

 

Related posts

ELSEID HYSAJ NJË HAP LARG ROMËS/ Mediat italiane zbulojnë marrëveshjen, ja oferta

Delo.autor

ZHGËNJEN PËRSËRI NË MIQËSORE/ Juventus ndalet nga yjet e Koresë (VIDEO)

Delo.autor

U fut në fushë i armatosur, vjen reagimi i parë i presidentit të PAOK-ut

Q.Autor

Leave a Comment