Futboll La Liga Sport

GRIEZMANN “HERO” ME DOPIETË/ Barcelona mposht me përmbysje Villarreal dhe “kap” Realin

Barcelona ka mposhtur me vështirësi Vijarealin ditën e sotme, duke barazuar kështu në renditje Realin e Madridit me 71 pikë, 2 më pak se Atletiko kryesues, por katalanasit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, Vijareali kaloi në avantazh i pari, me Çukueze, i cili në minutën e 26 shfrytëzoi në maksimum një asist të Pau Torresit. Megjithatë Barcelona përmbysi gjithçka që në pjesën e parë, ku heroi ishte Antuan Grizman, i cili realizoi dy herë brenda 7 minutave, fillimisht në minutën e 28-të dhe më pas në minutën e 35-të.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Vijarealin, që provoi disa herë të barazonte shifrat, por nuk ia doli dot, ndërkohë që mbetën edhe me 10 lojtarë në minutën e 65, kur Tringeros u ndëshkua me karton të kuq.

Related posts

ARRITI TRIUMFIN NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Tifozja i bën një “ofertë” Agueros, ja përgjigja e tij (VIDEO)

Delo.autor

DALIN FORMACIONET ZYRTARE/ Real Betis – Milan, ja cilët lojtarë do startojnë

Isa.Autor

Krahu i djathtë i Materazzit, njihuni me italianin e ri të Superiores

Sadik.Autor

Leave a Comment