Futboll Seria A

Figo parashikon derbin e Milanos dhe kampionin e Italisë

Në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve “Laureus Sport Awards” ishte prezent edhe një kampion i padiskutueshëm sikurse është ish-ylli i Barcelonës, Real Madrid dhe Inter, portugezi Luis Figo. Në një intervistë të dhënë për ‘Sky Sport’, portugezi foli në lidhje me derbin e Milanos, që është në program për tu zhvilluar mbrëmjen e të dielës, sikurse dhe për kujtimet e tij që e lidhin me këtë supersfidë.

“Unë kam kujtime shumë të bukura, ambient është gjithmonë fantastic. Rezultatet kanë qenë gjithmonë të mira, prandaj kam kujtime të bukura të ndeshjeve të mia derbi në Itali dhe kam gjithmonë Interin në zemër. Pas një momenti vështirësie, tani Inter është rikthyer të fitojë dhe kjo është e rëndësishme. Këtë vit kampionatin do ta fitojë Napoli, ose Juventus. Derbi është gjithmonë special dhe i paparashikueshëm. Nuk ka rëndësi rendimenti aktual, sepse në derbi mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi Figo.

Related posts

RASTI CONTE-AGNELLI/ Bonucci: Pak për të thënë, imazhet i panë të gjithë. E shëmtuar ajo ndodhi

Delo.autor

Zyrtare: Emerson lojtar i Chelseat, i lumtur për transferimin

Q.Autor

360 MINUTA PA GOL/ Tek Milani nuk ka buzëqeshje për festat

Delo.autor

Leave a Comment