Futboll

Motivi pse Morata po tërbon shokët te Chelsea

Spanjolli Alvaro Morata nënshkroi për Chelsean e Antonio Conte për një transferim nga Real Madrid, për shumën fillestare prej £58milionë. Jet ate Chelsea nisi shumë mirë për sulmuesin, i cili shënoi plot tetë gola në po aq ndeshje në Premier League. Por 25-vjeçari ka hasur vështirësi me ardhjen e vitit të ri, duke dështuar në tentativën e tij për të gjetur rrugën e rrjetës në 10 ndeshjet e fundit në Premier League.

 

Tani ekzistojnë aludime se Morata po tërbon shokët e tij të skuadrës te Chelsea. Sipas tabloidit britanik “The Telegraph”, pavarësisht pretendimeve të Chelseas, se Morata po përshtatet mirë në ‘Stamford Bridge’, fjalët nga dhoma e zhveshjes thonë se sulmuesi pëlqen të ankohet e të qahet. Ndonjëherë për arbitrimin, për mbrojtësit kundërshtar, ose për dhimbje e dëmtime. Sipas raportimeve, karakteri i Moratës “gota gjysmë bosh” është një prej motiveve të rënies së performancës së spanjollit.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT/ Sulmuesi i Juventus drejt Gjermanisë tek klubi…

Delo.autor

Llallana pyet fansat: Si mund t’i shkrij këmbët?

Q.Autor

FITORJA ME SHQIPËRINË/ De Biasi i kujton Santosit: Më ke borxh një shishe verë

Delo.autor

Leave a Comment