Futboll La Liga Sport

MERKATO E “ÇMENDUR” E VERËS/ 80 milionë euro + Varane, Real Madrid ka gati super ofertën

Real Madrid nuk do të mund të bëjë shpenzime të çmendura në merkaton e verës për shkak të humbjeve që ka pësuar klubi nga Covid-19 dhe shpenzimeve të bëra për ristrukturimin e Santiago Bernabeu-t.

Megjithatë, ëndrra Mbappe mbetet akoma gjallë. Kontrata e sulmuesit me PSG skadon në vitin 2022 dhe lojtari nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka ndërmend të rinovojë.

Sipas Diario Madrilista, klubi spanjoll ka vendosur një shumë limit prej 80 milionë eurosh për kartonin e Mbappe, një shifër që mund të shkojë në 100 milionë nëpërmjet bonuseve. Kjo do të jetë shuma më e madhe e mundshme që Real mund t’i ofrojë parisienëve.

Nuk duhet përjashtuar edhe përfshirja e Raphael Varane në marrëveshje për të bindur francezët. Alternativa është që të pritet viti 2022 dhe të shpresohet që të merret Mbappe me kosto zero.

Related posts

“EL CLASICO”/ Depay: Është një ëndërr, kam një dëshirë të madhe të përballem me Real Madrid dhe…

Delo.autor

KUALIFIKUESET E EUROPIANIT/ Panucci: Objektivi ynë është fitorja, të përpiqemi ta…

Delo.autor

E BUJSHME TEK CHELSEA/ Sarri largon një tjetër kampion, “i besuari” i Contes transferohet tek…

Delo.autor

Leave a Comment