Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Super “asist” nga Ylber Ramadani, Qamili tund rrjetën në derbin e shqiptarëve në Danimarkë (VIDEO)

Në Danimarkë u luajt një derbi mes shqiptarësh në Superligën vendase. Horsens i Lirim Qamilit sfidoi Veljen e Ramadanit, Mucollit e Hetemit për javën e 28-të dhe shqiptarët ishin protagonistë absolutë, për mirë dhe për keq.

Lirim Qaimili shënoi një nga golat e ndeshjes së përfunduar 3-3. Sulmuesi 1.91 i gjatë, me pasaportë shqiptare dhe daneze arriti të shënojë, falë edhe gabimit të lojtarit të kombëtares, Ylber Ramadanit. Mefushori po zotëronte një top në hyrje të zonës.

Në një moment ish-sulmuesi i Shpresave sulmon sferën dhe arrin t’ia rrëmbejë Ramadanit. më pas ai shkon drejt katërkëndëshit dhe arrin të shënojë në minutën e 52-të, duke fiksuar shifrat momentale në 3-0, para se Velje të niste ofensivën dhe të barazonte gjithçka.

Related posts

Arrihet marrëveshja/ Sulmuesi brazilian lajmëron kalimin në Serie A te…

Sadik.Autor

Jo vetëm Valter Fushaj, gjermanët dhe turqit duan Vllazninë

Q.Autor

SHQIPËRIA U-21/ Kombëtarja sfidon vapën në miqësoren me Uellsin

Delo.autor

Leave a Comment