Futboll La Liga Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Vendimtar për Real Madrid, ylli Benzema ka realizuar më shumë se… Ronaldo

Kristiano Ronaldo është në historinë e Realit të Madridit për golat e shënuar, por Karim Benzema ka pasur influencë më të madhe sesa portugezi.

Në këtë sezon, ai ka arritur të shënojë 38.4% të golave në skuadrën madrilene, pra 28 nga 73 në total. As Kristiano Ronaldo nuk arriti kurrë të kishte këtë përqindje, pavarësisht golave të shumtë.

Më shumë është afruar në sezonin 2014-2015, kur ishte trajner Karlo Ançeloti. Portugezi arriti të shënonte 37.6% të golave të Realit.

Benzema është më vendimtar në skuadrën madrilene dhe për këtë arsye skuadra e Realit po lufton si në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Related posts

Verdi konfirmon kalimin te Napoli: Kam folur me Ancelottin

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ROMËS NË CHAMPIONS/ De Boer: Pika e dobët e Ajax? Besoj se është mungesa e alternativave në…

Delo.autor

NUK NDALET NË MERKATO/ PSG negocion me Mino Raiola, Pogba jep “ok” për transferimin vetëm me një kusht…

Delo.autor

Leave a Comment