Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA PAS FINALES SË KUPËS/ Messi fton shokët e skuadrës në shtëpi, por ndodh e papritura (VIDEO)

2 javë më parë Barcelona mundi 0-4 Atletiko Bilbaon për të fituar Kupën e Mbretit në Spanjë.

Si duket, Mesi është gëzuar së tepërmi dhe ka vendosur të mbledhë shokët e ekipit së bashku me familjet në shtëpinë e tij për të festuar fitimin e Kupës. Në internet po qarkullon një video nga jashtë shtëpisë së Mesit ku dëgjohet një kor personash që bërtasin “Kampionë, Kampionë”.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe tani Mesi mund të përballet me ndëshkim nga autoritetet spanjolle pasi në vendin iberik akoma është i ndaluar grumbullimi i më shumë se 6 personave për shkak të Covid-19.

Nuk ka ende një reagim zyrtar, por siç flitet në mediat spanjolle, autoritetet lokale mund të hapin shumë shpejt një hetim dhe kjo do të ishte në dëm të Barcelonës, pasi kampionati është në fazën më të nxehtë.

Related posts

PO SHKËLQEN TEK NAPOLI/ Elseid Hysaj firmos kontratën e rëndësishme (FOTO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ JUVENTUSIT/ Spalletti synon objektivin: Nuk thuhet kush luan, janë të gjithë në…

Delo.autor

TRANSFERIMI I MAJKËLL NGO NË TURQI/ Surprizon menaxheri: Ja e vërteta…

Delo.autor

Leave a Comment