Futboll Premier League Sport

REAGON Willian: Kam parë spekulime rreth Barcelonës, vëmendja ime është tek…

Willian ishte lojtari i kombëtares brazilian, përgjegjës për paraqitjen para shtypit ditën e sotme, por ai nuk donte të fliste për të ardhmen e tij, apo lajmin që e sheh atë në fokus të Barcelonës.

Barcelona: “Unë kam parë disa spekulime në internet rreth Barcelonës, ​​por kjo nuk është koha për të folur për këtë. Jam i përqendruar në Kupën e Botës dhe kjo është e gjitha për të cilën kujdesemi tani për tani”.

Rënia e Casemiro: “Të shohim nëse luan ai, apo Fernandinho, i cili është një opsion. Ata janë dy lojtarë, të cilët e bëjnë Brazilin edhe më të fortë. Luajnë mirë dhe gjithmonë e ndihmojnë ekipin në vështirësi. Ne kemi cilësi për ta zëvendësuar Casemiro”.

Dueli me Hazard: “Kjo do të jetë hera e parë, që luaj kundër tij, pas pesë vitesh bashkë si shokë grupi te Chelsea. Ai është një person shumë i përulur, por është koha që të gjithë të mbrojnë fanellën e kombit të tij dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”.

Botërori juaj: “Në çdo ndeshje, unë jap gjithçka. Ndjehem mirë dhe jam shumë i kënaqur me punën time kundër Meksikës. Kjo lojë më ka dhënë më shumë besim dhe unë shpresoj që të luaj edhe më mirë në ndeshjen e ardhshme”.

Belgjika: “Ne e dimë se do të jetë një lojë shumë e vështirë, për shkak se Belgjika është një ekip i madh, jo më kot gjendet në çerekfinale. Ne jemi përgatitur shumë mirë, por i njohim ata. Gjithashtu, jemi duke i studiuar në detaje, për të gjetur mënyra të duhura kundërpërgjigjeje. Belgët kanë cilësi dhe ndeshja do të jetë e vështirë”.

Related posts

Shokon futbollisti anglez/ I paguanim ”gjobën” shokut nëse shkonim me ish-të dashurën

Isa.Autor

RRUGA DREJT BOTËRORIT KALON PËRMES ITALISË/ Trajneri i Portugalisë: Ka anën e vet pozitive

Delo.autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Ylli Muriqi: Nuk ka asnjë kontakt me Fenerabahcen, me shumë mundësi do…

Delo.autor

Leave a Comment