Futboll

Buffon: Italia duhet ta ftojë Balotellin

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka folur për mundësinë e kthimit në Kombëtare të sulmuesit Mario Balotelli.

Në një intervistë për Tiki-Taka, Buffon theksoi se Balotelli meriton të grumbullohet me Kombëtaren “axurre”.

“Balotelli në ekipin Kombëtar? Mendoj se Mario, për atë që ka bërë në dy vitet e fundit, meriton vëmendje dhe duhet të merret në konsideratë. Në fund të fundit po flasim për një talent që ndoshta kurrë nuk e përmbushi potencialin e tij, por futbolli italian shpreson se ai tashmë është më i matur”, tha ai.

Trajneri i Italisë, Luigi Di Bagio shumë shpejt pritet të publikojë listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore ndaj Argjentinës dhe Anglisë që zhvillohen në fund të marsit.

Related posts

Peter Crouch bën kosh me këmbë nga 20 metra! (VIDEO)

Sadik.Autor

“Shevchenko çmendej pas meje, sot është Ronaldo që…”

Q.Autor

NGREN AKUZAT PËR 2 SPORTISTËT E TIRANËS/ Trajneri i Flamurtarit plas “bombën”: Kanë kërkuar hashash te njerëz të…

Delo.autor

Leave a Comment