Futboll Sport

“DUHET TË SHMANGIM “LUFTËN” NË FUTBOLL”/ Presidenti Infantino: Dëgjoj që klubet duhet të ndëshkohen, por…

Krijimi Super Ligës trazoi ujërat e futbollit duke përçarë presidentët e klubeve më të mëdha me krerët e UEFA-s dhe FIFA-s.

Në një intervistë për franceze “L’equip” numri një i FIFA-s, Xhiani Infantino u shpreh se mënyra më e mirë për të zgjidhur të tilla situata është dialogu dhe jo “lufta”, dhe ndër të tjera komentoi kërkesën për ndëshkim të skuadrave që krijuan Super Ligën.

“Ne duhet të shmangim bisedimet për luftë kur bëhet fjalë për futbollin, sidomos në një kohë si kjo kur e gjithë bota po përjeton një pandemi të paparë.

Është detyrë e institucioneve kombëtare, pastaj e UEFA-s dhe më pas e FIFA-s, të marrin vendimet e duhura. Edhe në situatat më delikate, unë jam për dialog dhe jo për konflikte. Një drejtues ka për detyrë të pyesë veten pse ka ardhur e gjithë kjo dhe duke u nisur nga kjo pyetje, të ndërtojë një të ardhme tjetër duke folur dhe dëgjuar të gjithë, veçanërisht tifozët, të cilët janë zemra e futbollit.

Sanksionet mund të kenë pasoja të mëdha dhe atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi për to. Duhet të kuptohet se për çfarë masash po flitet. Dëgjoj që klubet duhet të ndëshkohen, por kjo mund të nënkuptojë edhe dënimin e lojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve të klubeve të përfshira, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me projektin e Super Ligës”.

Related posts

Ndërhyrje horror ndaj Mertens, Gjimshiti masakrohet nga ofendimet: Nuk ke lidhje me futbollin!

Q.Autor

“DJE MË BËRE PËR TË VJELLË”/ Ish-mbrojtësi i Çelsit tregon bisedën e çuditshme me Murinjon

Delo.autor

INTER ESCALDES-TEUTA/ Martini kërkon përmbysjen e madhe, hedh në fushë “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment