Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Alarm dëmtimesh për teknikun Ndreu, krutanët kërkojnë me urgjencë rikthimin e…

Kastrioti ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës të cilën do ta zhvillojnë në fundjavë ndaj Tiranës. Krutanët besojnë se do të arrijnë shumë shpejt të rikthehen te rezultatet pozitive dhe do ta kalojnë këtë ngërç, ndonëse kalendari në tri sfidat e radhës e përball me tre kundërshtarë mjaft të fortë, siç janë Tirana, Teuta dhe Vllaznia.

Më pas Kastrioti do të presë Bylisin dhe në fund e mbyll me Kukësin. Gjithsesi, në fazat e para, Kastrioti përballej si i barabartë me çdo kundërshtar, por largimet dhe dëmtimet e shumta kanë sjellë edhe rënien e skuadrës e cila në fund të fazës së tretë ishte mbi 10 pikë para Bylisit.

SITUATA – Aktualisht Kastrioti ka mungesa, diçka që e ka vuajtur shumë këtë sezon. Në fazë riaftësimi janë ende Basha dhe Ajazi, por edhe sulmuesi kryesor De Silva, edhe pse u aktivizua ndaj Skënderbeut, ende nuk është në formën e tij optimale. Mbyllja e sezonit nga Neziri ka bërë që në klub të qarkullojë sërish emri i mbrojtësit që deri në janar ishte lojtari kryesor Lukman Usein. Është përfolur disa herë që nigeriani do të rikthehej, por ende nuk ka ndodhur kjo gjë për shkak të disa problemeve me dokumentacionin.

Megjithatë, këtë radhë kërkesa duket se është bërë nga vetë tekniku  i cili e kërkon nigerianin ta ketë pjesë të skuadrës në ndeshjet e mbetura dhe shpresohet që dokumentacioni të jetë gati që këtë javë. Kërkesa me ngulm ka të bëjë edhe me formën e tij, pasi Husein është aktiv në një kampionat rajonal në Nigeri dhe në qoftë se do të rikthehej, do të ishte gati për të zbritur direkt në fushë.

Related posts

BARÇA SHKËLQEN NË KUPË/ Por Xavi njofton divorcin e madh: Ka kërkuar largimin

F.autor

Higuain shënon golin e tretë ndaj Interit, ndeshja është 3-2 për “bardhezinjët”

Sadik.Autor

SUPERIORE/ Flamurtari triumfon ndaj “Ujqërve të Dëborës”, Oto Xhon “djeg” korçarët

Delo.autor

Leave a Comment