Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Tre cilësitë e Milanit për të ruajtur vendin e parë, “banda” e Piolit nis misionin titull

Duhen edhe 12 ndeshje deri në fund të se zonit dhe vendi i parë me të tretin ndahen nga dy pikë. Kalendari favorizon Interin, ndërsa Milani kapet pas entuziazmit për një trofe që mungon prej më shumë se një dekade. Janë tri “shtigjet” ku do të kalojë fundsezoni për kuqezinjtë dhe Ibra me shokë janë gati të tentojnë misionin “Titull”.

PIKAT  KRITIKE – Problemet e Stefano Piolit janë më së shumti në fazën sulmuese, edhe pse golat ekipi po i shënon. Gabimet e Menjasë dhe Tomorit janë episode. Përpara, megjithatë, Rebiç nuk është më ai në fillim të sezonit, ashtu si edhe Brahim Diazi.

Ibra ka një muaj në infermieri ndërsa Zhiru alternon ndeshje të mëdha (si në derbi) me paraqitje anonime. Për fat të mirë, Leao, dhe ndonjëherë Mesias por edhe Teo Hernandezi, kanë mbushur boshllëqet. Megjithatë, nevojiten veteranët e golit për sprintin final.

Një shqetësim për ekipin është Kesi, i kontestuar gjithashtu nga tifozët për heshtjen e tij ndaj rinovimit. Afrikani ishte një nga pikat e forta, por prej disa kohësh ai po bën shumë më pak dhe është shndërruar në problem.

VLERA E SHTUAR – Deri më tani, ka qenë pa asnjë dyshim Rafael Leao. Sulmuesi portugez ka hedhur hovin cilësor që të gjithë prisnin dhe tashmë është një “top player” i vërtetë. Por njeriu shtesë për finalen e emocionuar mund dhe duhet të jetë ende ai, Zlatan Ibrahimoviç.

Golat e tij i nevojiten ekipit, por akoma më tepër personaliteti i tij në fushë. Suedezi është i karikuar, prej ditësh flet për një rikthim të madh, atë që të gjithë shpresojnë, duke filluar nga Pioli. Megjithatë, 40 vite janë shumë, edhe nëse quhesh Ibrahimoviç. Gjithsesi, ai duhet të kthehet dhe të ndihet vërtet mirë.

LOJA – Për një kohë të gjatë, Milani është ai që ka treguar lojën më të mirë, së bashku me Napolin. Dhe gjithmonë ka ruajtur një nivel të caktuar. Vrapi, gjeometria, agresiviteti. Të gjithë e dinë përmendësh “partiturën”, falë aftësisë dhe urtësisë së Piolit.

Trajneri nga ana e tij ka gjetur gjithmonë, brenda një filozofie shumë specifike, variacione efektive, si penetrimet e Mesiasit, dinamikën e Salmakersit dhe rivlerësimin e Florencit. Fitorja e derbit dha entuziazëm të madh dhe ripërtëri sensibilizimin.

Rezultatet e fundit të rivalëve motivojnë më tej grupin. Me pak fjalë, janë të gjithë përbërësit për t’i rezistuar deri në fund. Sigurisht, Interi ka një ndeshje më shumë për të shfrytëzuar dhe është mësuar më shumë të fitojë. Por në këtë garë të çmendur, do të fitojë ai që është më konstant.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Marash Kumbulla gati për lëvizjen e bujshme, mund të luajë në një skuadër me CR7

Delo.autor

E diela e gjen Tiranën në festë, mijëra njerëz në mbarë botën bëhen gati për “maratonën”

Isa.Autor

DUELI MES “PLESHTIT” DHE CR7/ Ja cili e fitoi garën për golin më të bukur 2018-2019 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment