Champions League Futboll Sport

CHELSEA-REAL MADRID/ Zidane me “armën sekrete” kundër “Bluve të Lodrës”, ja formacionet e mundshme…

Mbrëmjen e sotme do të luhet supersfida Çelsi-Real Madrid, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Pas barazimi 1-1 në ndeshjen e parë ndeshja mbetet e hapur teksa londinezët do të vijnë me një avantazh të vogël për shkak të golit të shënuar në fushën kundërshtare.

Trajneri gjerman i Çelsit, Tomas Tuçel nuk do të privohet nga rezultati për t’u mbrojtur, por pritet të hedhë një ekip krejtësisht sulmues në fushë.

Në krahun tjetër Zidane do të vijë me risinë e madhe në formacion, teksa pritet të hedhë nga minuta e parë sulmuesin Eden Hazard. Belgu e njeh mjaft mirë Çelsin dhe pritet tu hapë problem në mbrojtje bluve të Londrës.

Formacionet e mundshme

Çelsi: Mendi, Kristensen, Tiago Silva, Rudiger; Azpilikueta, Zhorzhinjo, Kante, Çilluell, Vërner, Maunt, Pulisiç

Real Madrid: Kurtua, Naço, Varane, Ramos, Mendi, Valverde, Kasemiro, Kros, Modriç, Benzema, Hazard

Related posts

I ÇON SINJAL IBRAHIMOVIÇ/ Carlos Vela shënon një SUPER gol që… (VIDEO)

F.autor

DYFISHON SHIFRAT/ Southampton me një tjetër gol të jashtëzakonshëm ndaj Manchester United (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Proteston skuadra korçare, vjen kartoni i parë (Video)

Isa.Autor

Leave a Comment