Premier League ka jetuar kohë të arta me sfida epike mes Manchester United dhe Arsenal.
Mes protagonistëve të atyre përbllajeve kanë qenë edhe Thierry Henry me Paul Scholes. Francezi ka treguar një anekdotë të rëndësishme në lidhje me ish-rivalin e tij.
“Kur ne të Arsenal-it luanim kundër United, ishte një lojat që duhej ta ndalnim me çdo kusht: Scholes”, ka thënë Henry për GiveMeSport.
“Ai ishte në gjendje të ndizet skuadrën Në sulm dhe në mbrojtje. Mund të bënte gjithçka. Kishte një gjuajtje nga jashtë mbresëlënëse. Kishim frikë nga ai”, ka pranuar ish-sulmuesi.
“Nëse ndalje atë, atëherë ndalje lojën e Manchester United. Kjo tregon rëndësinë e tij në atë skuadër”.
