Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Danilo Alvesh “thërret në apel” Avdylin, pozicional portieri mik (VIDEO)

Po luhet në Vlorë, sfida mes Flamurtarit dhe Kamzës, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas rezultateve pozitive, teksa kuqezinjtë  mposhtën Laçin me rezultatin 1-0, ndërsa Kamza arriti të merrte një fitore të çmuar përballë Luftëtarit.

bandicam 2018-12-15 16-59-04-352

Terreni në stadiumin “Flamurtari” do të jetë disi i rënduar për shkak të reshjeve të shiut, teksa përballja nuk do të zhvillohet në kushtet optimale. Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet, ku nuk mungojnë surprizat.

bandicam 2018-12-15 16-59-45-771

Trajneri Gjoka është detyruar të “arnojë” mbrojtjen, për shkak të mungesave, teksa Arrabal dhe Bonani formojnë dyshen e qendrës. Te vlonjatët, sulmuesi Danilo Alvesh, ishte në pikëpyetje deri në momentet e fundit, por duke parë gjendjen e tij është vendosur që të startojë si titullar, duke formuar sulmin “atomike” me Kale, Torasën dhe Bushiç.

LIVE| FLAMURTARI–KAMZA 0-0

KOMENTI LIVE:

18′ Danilo Alvesh vë në provë portierin Avdyli me një gjuajtje nga distanca, pozicional gardiani i Kamzës, që grushton topin.

15′ Mundësi e mirë për Kamzës, Plaku dhe Frashëri, nuk arrijnë ta kontrollojnë topin që kalon gjithë pasqyrën e portës.

13′ Rrëmujë në zonën e Kamzës, pas krosimit të Bathës, por nuk i del topi Pollozhanit.

10′ Vlonjatët shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke shtyrë drejt zonës së miqve.

6′ Kale nuk arrin të devijojë siç duhet me kokë, topin e harkuar nga Siljanovski, duke ia dorëzuar portierit Avdyli.

3′ Flamurtari hidhet menjëherë në sulm, duke fituar kështu goditjen e parë nga këndi.

1′ Ka startuar sfida, terren tepër i rënduar në stadiumin “Flamurtari”

Related posts

KUSHTON 2.3 MILIONË EURO/ Ish-lojtari i Manchester United nxjerr shtëpinë e tij në shitje, brenda ka pishinë dhe berber personal (FOTO)

Delo.autor

FINLANDË-RUSI/ Trajnerët zgjedhin titullarët për të kërkuar triumfin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS AKUZAVE NDAJ EKIPIT BJELLORUS/ Atletja Tsimanouskaya kërkon strehim tek Ambasada e Polonisë në Tokio

Delo.autor

Leave a Comment