Futboll Sport

SKANDALI/ Ndërpritet ndeshja Sopoti-Mirdita, lojtari gjakos arbitrin dhe arratiset nga…

Është ndërprerë ndeshja Sopoti-Mirdita e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë në Grupin A. Librazhdiotët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1 me gola të Mziut dhe Sejdinit, teksa ndeshja luhej në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut.

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se një futbollit i Mirditës ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes Klajdi Qëndraj duke e gjakosur. Por nuk mbaron me kaq. Agresori është më pas është futur në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit ka mundur të arratiset.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se kur policia ka hyrë brenda në dhomat e zhveshjes futbollisti agresor ia ka mbathur dhe nuk kanë mundur ta arrestojnë. Uniformat blu janë vënë në kërkim të lojtarit, ndërkohë që po merren në pyetje lojtarët dhe stafi i Mirditës.

Related posts

SUPERIORE/ Flamurtari triumfon ndaj “Ujqërve të Dëborës”, Oto Xhon “djeg” korçarët

Delo.autor

Mesfushori i PSG-së, drejt kthimit në Itali. Nis kontaktet me klubin…

Sadik.Autor

TAEKWONDO/ Kampionati Kombëtar i Dyluftimit, Tirana dominon duelet për të rritur

F.autor

Leave a Comment