Futboll Sport

Pankina e Polonisë, ish trajneri i Kroacisë rivalizon De Biasin

Pavarësisht parashikimeve dhe pritshmërive, Polonia e mbylli aventurën në botërorin rus që në fazën e grupeve, ku mori vetëm 3 pikë dhe u rendit në vendin e fundit.

Kjo bëri që trajneri Nawalki të largohej nga drejtimi i skuadrës, ndërsa tani Federata Polake e Futbollit është në kërkim të një tjetër emri, për t’i besuar pankinën.

Kroati Slaven Biliç është ai që mesa duket preferohet më shumë nga ish futbollisti i njohur, Boniek, i cili tashmë drejton Federatën Polake. 50-vjeçari kroat ka drejtuar më herët përfaqësuesen e vendit të tij dhe skuadra me emër si Besiktas, West Ham, Lokomotiva e Moskës, etj.

Mediat italiane raportuan më herët se në listën e kandidaturave është edhe ish trajneri i Shqipërisë, Giani De Biassi, i cili momentalisht është i papunë dhe në pritje të ofertave.

Related posts

NGA BAYERN MUNICH TEK LIVERPOOL/ Ja sa faulle kanë bërë ekipet për ndeshje

Delo.autor

BEFASON Batha , ka nënshkruar parakontratë me një ekip të Superligës

Sadik.Autor

“I KËRKOVA RONALDOS QË TË ULËRINTE NË FUSHË”/ Pirlo lëshon alarmin: Nuk kam më zëvendësime në dispozicion

Delo.autor

Leave a Comment