Futboll Sport

Superiorja një tjetër nivel/ Sindrit Guri dhe Kristal Abazaj mbajnë premtimin

Kampionati shqiptar po tregon një tjetër nivel. Në përfundim të sezonit që sapo u mbyll, Sindrit Guri dhe Kristal Abazaj u larguan në një tjetër kampionat. I pari ish-lojtari i Kukssit, ndërsa tjetri i Luftëtarit.

Guri shkoi në Belgjikë te skuadra e Ostendes, ndërsa Abazaj preferoi të vazhdojë aventurën e tij po në të njëjtin vend, por te skuadra e Anderlecht.

Të dy sulmuesit deri më tani kanë arritur të plotësojnë pritshmëritë e tyre, duke arritur të gjejnë rrugën e rrjetës edhe pse kemi të bëjmë me një fazë përgatitore. Kujtojmë që Abazaj ditën e djeshme i ka shënuar skuadrës së PSV-së, një prej skuadrave më të mira të kmapionatit holandez.

Mbetet për t’u parë nëse dy lojtarët shqiptar do të ruajnë këtë formë edhe kur gjërat të bëhen serioze me fillimin e kampionatit dhe kompeticioneve të tjera.

Related posts

Zidane mesazh Iscos: “Ka luajtur më shumë se vitin e kaluar”

Sadik.Autor

VAZHDON MARSHIMIN/ Dominuan takimin, “Demat” “thyejnë” Kastriotin e Devollit

Delo.autor

KORONAVIRUSI PREK DHE MILANIN/ Mediat italiane raportojnë 4 raste pozitive tek “Kuqezinjtë”, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment