Futboll Sport

“NDOSHTA DO TË ISHIN…”/ Gazeta italiane i kushton artikull Vojvodës dhe shokut të skuadrës me origjinë serbe

Lojtari i përfaqësueses kosovare, Mërgim Vojvoda u bë protagonist fundjavën e kaluar duke shënuar golin e vetëm dhe të fitore në sfidën për mbijetesë ndaj Parmës.

Lumturia e skuadrës italiane për 3 pikët ishte aq e madhe, saqë një përqafim i Vojvodës me shokun e tij të skuadrës, serbin Sasa Lukiç ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ishte gazeta italiane “La Repubblica” ajo e cila shkroi për afrimitetin e dy futbollistëve, duke e lidhur me pikëpamjet etnike të tyre. Ndër të tjera gazeta italiane shkruan se dyshja do të goditej po të gjendej në një ambient tjetër për shkak të përzierjes së historisë dhe gjakut.

“Është imazhi i botës së re. Nëse do të ishin takuar në një kohë tjetër, në një vend tjetër, në një jetë tjetër, ku i dihet.

Ndoshta Mërgim dhe Sasa do të kishin goditur njëri-tjetrin. Ose thjesht do ta urrenin njëri tjetrin për shkak se përzihet rruga e historisë, gjeografisë dhe gjakut”, shkruan në artikull “La Repubblica”.

Related posts

VENTIMET DISIPLINORE PËR KLUBET/ Gjobitet Kukësi, Tirana sërish në telashe

Isa.Autor

LARGIMI I DAJËS NGA PARTIZANI/ Klubi në lëvizje për zëvendësuesin, ja kush do i drejtojë tani “demat”…

Delo.autor

GJEST I MADH NGA KLUBI KOSOVAR/ Të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment