Futboll Shqipëri Sport

Gripshi: E kishim studiuar mirë Kukësin, stafeta e talentit të sezonit? Ndoshta mund të kem…

Pas ndeshjes me Kukësin foli për “Supersport” dhe lojtari i Skënderbeut, Gripshi i cili shprehet:Si ndihesh kur vendos një ndeshje kaq të rëndë, një Skënderbeu-Kukësi?

E kishim përgatitur mirë këtë ndeshje. E kishim studiuar Kukësin dhe falë Zotit e fituam këtë ndeshje. Nuk mund të humbisnim sot.

Keni pasur më parë një moment jo të mirë pastaj ju shikojmë si një motor te vërtet në sulm…

Ka qenë një periudhë e keqe se nuk kam luajtur asnjë minutë. Kam luajtur shumë pak. Do të mundohem që ta shpërbklej në 120% të vetes time.

E mendoni titulli, po luftoni për këtë titull…

Ne për cdo ndeshje hyjmë për tre pikët. Për titullin kampion ne i marrim ndeshjet një nga një dhe në fund bëjmë llogari.

Fanella me numrin 10 u fut në presion apo ju motivon?

Fanellën me numër 10 e ka pas një lider në ekipin e Skënderbeut. E mora atë numër sepse dua të eci sa më lart, dhe të ndihmoj ekipin.

Jeni gati të merrni stafetën e talentit të sezonit apo do ia lini Bregut?

Do mundohem të bëj më të mirën te ekipi i Skënderbeut. Atë pastaj e di stafi dhe ekipi. Ndoshta mund të kem dhe ndonjë eksprience jashë.

Related posts

Wenger: Aubameyang ka ndikuar në vetëbesimin e Lacazette

Q.Autor

LIVE/ KASTRIOTI-TIRANA: Bardheblutë nuk ndalen dhënojnë edhe golin e tretë (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Luksemburg-Portugali. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment