Futboll Premier League Sport

Rrëfimi i bujshëm : “Tërhiqem nga kombëtarja! Deschamps dhe Kupa e Botës më shkatërruan, do të…

Pas finales së Moskës, një futbollist i Francës ka vendosur të varë fanellën e “Gjelave” në gozhdë. Një zgjedhje në dukje e menduar, sepse nuk ka moment më të mirë për tu tërhequr, sesa kur ndodhesh në majë të botës. Ja pra, problemi i Laurent Koscielny, në fund të fundit qëndron pikërisht aty. Ai në majë të botës nuk arriti dot kurrë dhe jo për fajin e tij. Mbrojtësi i Arsenal do të kishte qenë padyshim pjesë e listës së 23 futbollistëve të Deschamps, sikurse i kishte ndodhur edhe në 2014, përtej dy edicioneve Europiane. Por tendina e Akilit të kaviljes së djathtë vendosi ndryshe.

Në një intervistë për ‘Canal+’, mbrojtësi qendror tregoi kaluarin e post-dëmtimit, duke njoftuar edhe vendimin e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja. Ka ndikuar Deschamps? Definitivisht po. Koscielny drejton gishtin ndaj trajnerit dhe tregon se kampion bote nuk e ka kontaktuar kurrë pas dëmtimit. “Më telefonoi vetëm një herë, në shtator, për ditëlindjen time. Përjashto atë rast, nuk u dëgjua kurrë. U zhgënjeva nga shumë persona, jo vetëm nga trajneri. Ndihem njëlloj sikur të më kishin goditur në kokë. Fitimi i Botërorit nga Franca më ka dëmtuar psikologjikisht më shumë se dëmtimi fizik që pësova”, rrëfeu mbrojtësi 33-vjeçar.

Duke konsideruar edhe faktin që një problem në tendinën e Akilit mund të nënkuptojë edhe domosdoshmërinë e tërheqjes nga futbolli, mund të kuptohet se sa i demoralizuar ndihet Koscielny. Edhe për këtë arsye, aventura e tij në kombëtare ka përfunduar. “Mendoj se kam dhënë gjithçka që kam mundur për Francën. Jam 33 vjeç, kam luajtur dy Europiane dhe një Botëror. Tashmë Franca ka një gjeneratë të madhe futbollistësh. Dëmtimi nuk i ndryshon shumë gjërat, unë me Blutë e kam mbyllur. Kur je në formë ke shumë miq. Kur je i dëmtuar, pas pak kohësh të harrojnë fare…”, përfundoi mbrojtësi i Arsenal.

Related posts

Spanjë, Alaves-Betis mbyllin javën e 28-të të La Liga-s

Q.Autor

PAS ZBULIMIT RACIAL/ Ylli i Manchester City-t emërohet “Lojtari i Muajit”

Isa.Autor

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Kampionët e Europës hidhen në aksion për të transferuar mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment