Bundesliga Futboll Sport

E OFENDOI DUKE I THËNË “DJALË I ZI”/ Klubi gjerman pushon nga puna ish-portierin e Arsenalit pas fyerjeve raciste

Klubi gjerman i Hertës së Berlinit ka pushuar nga puna ish-portierin e Gjermanisë dhe Arsenalit, Jens Leman, pasi ky i fundit dyshohet se ka përdorur shprehje raciste në dëm të një eksperti futbolli në gjermani.

Mediat gjermane zbuluan disa mesazhe në “whatsapp” teksa Leman i referohej ekspertit gjerman Denis Aogo me fjalën “djali i zi”. Ishte vetë president i Hertës në një komunikatë zyrtare njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Leman, pasi ky i fundit punonte ai anëtar bordi pranë klubit gjerman. |

“Deklarata të tilla në asnjë mënyrë nuk korrespondojnë me vlerat për të cilat Hertha Berlinit qëndron dhe bën fushatë aktive. Ne distancohemi nga çdo formë e racizmit”, u shpreh gjermani Verner Gegenbauer.

Related posts

ZYRTARE/ Nuk u paraqit si pasojë e Covid-19, ekipi i Emanuele Ndoj eliminohet zyrtarisht nga…

Delo.autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Ja e kujt ishte ideja që Solskjaer të bëhet trajner i United

Delo.autor

REAL MADRID-SHAKHTAR DONETSK/ Ancelotti i bindur: Zakonisht “Los Blancos” nuk gabon në ndeshjet e mëdha

Delo.autor

Leave a Comment