Futboll Seria A Sport

I THUR ELOZHE TRAJNERIT CONTE DHE I PREMTON BESNIKËRI/ Bomberi Lukaku: Festova pasi doja të…

Festa për titullin numër 19 të Interit nuk ndalet dhe po ashtu ajo e Romelu Lukakut, i cili pasi gëzoi me tifozët nëpër rrugët e qytetit, ndërhyri në programin televiziv “La Tribune” për të folur lidhur me raportin e tij me Antonio Konten: “Do të luftoja deri në vdekje për të.

Nuk patëm mundësi të punonim bashkë te Çelsi, por mendova gjithmonë që pas largimit nga Mançester Junajtid me të do të përmirësohesha vërtet”.

STËRVITJA – E kështu ndodhi sepse sulmuesi belg, me më shumë se 20 gola në sezon, ka pranuar vetë se ka përjetuar sezonin më të mirë të karrierës, të kurorëzuar nga një trofe: “Mendova se ishte ‘tani ose kurrë’. Në karrierë mund të shënosh 500 gola, por nëse nuk fiton asgjë, është pa dobi.

Jam përmirësuar edhe me shpatulla nga porta, falë punës me një makinë në stërvitje që më lëshon topa dhe unë duhet t’ua shpërndaj shokëve”. Duke qëndruar te stërvitja, Romelu zbuloi edhe sekretin e Kontes:

“Më tha qartësisht: ‘Nëse nuk punon në stërvitje, nuk do të luash’. Në karrierë është gjithmonë thelbësore të takohesh me persona të sinqertë kundrejt teje, ka ndodhur me kampionë si Eto, Drogba, Henri…”.

FESTA ME MAKINË – Në fund, lidhur me festën nëpër qytet: “Kam menduar që do të kishte qenë mirë të dilja me makinë dhe jam i lumtur që e bëra. Ndihem i gëzuar për të gjithë interistët e botës, por edhe për skuadrën, trajnerin, klubin, presidentin. Është sezoni më i bukur i karrierës sime, shpresoj të nis një cikël me Interin”.

Related posts

Juventus apo Bayern? Ylli i Liverpool vendos këtë javë për të ardhmen!

Sadik.Autor

HAKMARRJE EPIKE E MODRIÇ NDAJ SALAH/ Ja çfarë i tha kroati sulmuesit të Liverpulit pas finales së Champions-it

F.autor

Merr fund ëndrra e Inzaghit, Venezia mbetet në Serie B

Sadik.Autor

Leave a Comment