Futboll Kategoria Superiore Sport

LËVIZJE E PAPRITUR/ Mesfushori Hyseni mbyll aventurën me Bylisin për tu rikthyer tek klubi…

Alesio Hyseni përfundon papritur aventurën e tij me skuadrën e Bylisit.

Mesfushori i cili ishte i huazuar tek ballshiotët nga skuadra e Partizanit, rikthehet sërish tek të kuqtë për tu stërvitur për katër javët e mbetura të Kategorisë Superiore. Me kalimin e Valentino Muratajt dhe Donald Mëllugjës tek skuadra e Partizanit, Hyseni mendoi se do të kishte më tepër hapësira tek Bylisi, por nuk u preferua aspak nga trajneri Veljko Dovedan.

24-vjeçari është aktivizuar pak minuta në dy takime dhe pjesën më të madhe e kaloi në pankinë. Kjo ishte arsyeja që Alesio Hyseni të largohej nga Bylisi me drejtim kryeqytetin për të riveshur përsëri fanellën e Partizanit.

Related posts

ZBULON SE SI NDIHET TEK JUVENTUSI/ Federico Bernardeschi tregon: Për mua është stimul të luaj përkrah…

Delo.autor

PEZULLIMI I KAMPIONATIT PAS DHUNËS/ Të hënën nis diskutimi me qeverinë, zbulohen kërkesat e FSHF-së

Delo.autor

OFERTA E BUJSHME NGA KATARI/ 560 milionë euro për të blerë klubin e Napolit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment