Futboll La Liga Sport

MERKATO E VERËS/ Të gjithë duan ish-yllin e Milan-it, Barcelona e zgjedh si pasardhësin e Busquets

Manuel Locatelli ka përfunduar në shënjestërn e Barcelona-s.

Për këtë është e sigurt Mundo Deportivo, që ka folur për domosdoshmërinë e klubit katalanas për të gjetur sa më shpejt pasardhësin e Sergio Busquets.

Në listën e drejtuesve të klubit duket se janë tre emra, mes të cilëve edhe ai i mesfushorit të Sassuolo-s.

Sipas medias spanjolle, përveç ish-lojtarit të Milan-it, i cili kërkohet edhe nga Juventus, dy emrat e tjerë që ndiqen nga katalanasit janë Eduardo Camavinga e Mikel Merino.

Barça mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Sassuolo-n, skuadër me të cilën ka realizuar disa operacione në të kaluarën, siç ka qenë edhe transferimi tek italianët i mbrojtësit Marlon.

Përveç Juventus-it dhe Barcelona-s, për Locatelli-n duket se është vënë në lëvizje edhe Manchester City.

Related posts

PAS 4 MINUASH/ Aguero shlyen gafen me 2 gola ndaj Chelseat (VIDEO)

Delo.autor

TEUTA-KASTRIOTI/ Bicaj i zë vendin Osmanit, krutanët me forca të shumta në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ Panucci merr një lajm mjaft shqetësues të radhës, ja kush dëmtohet

Delo.autor

Leave a Comment