Futboll Premier League Sport

STATISTIKAT/ Chelsea siguroi finalen e Champions-it, ylli Alonso si babai dhe… gjyshi

Chelsea është kualifikuar në finalen e Champions League pasi ka mundur Real Madrid 2-0 në Stamford Bridge. Blutë kanë shkuar në finale mes gëzimit dhe shpresës, por edhe rekordeve.

Në fakt, ekziston një statistikë që ka lidhje me Marcos Alonso.

Spanjolli, siç ka shpjeguar edhe në orët e kaluara në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit, është pjesë e brezit të tretë të futbollistëve të familjes dhe ka arritur një rezultat historik të arritur më parë nga babai dhe gjyshi i tij.

Falë finales së Champions-it të arritur nga Chelsea, Alonso është bërë pjesëtari i tretë i familjes që do të marrë pjesë në ndeshjen e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Gjyshi i tij, Marcos Alonso Imaz, i quajtur Marquitos, ia ka dalë me Real Madrid mes viteve ’50 dhe ’60. Babai i tij, Marcos Alonso Peña, e ka bërë me Barcelona-n në sezonin 1985-86.

Tani, objektivi është të ngrejë kupën dhe të bëhet përfundimisht pjesë e historisë së Chelsea-t dhe familjes së tij.

Related posts

DASHURIA PËR FUTBOLLIN/ Ëndrra e djalit të Maradonës: Të shoh babain trajner të…

Isa.Autor

Mesfushori Emre Can arrin marrëveshje me klubi e madh italian

Sadik.Autor

PARASHIKON TË ARDHMEN E “FARAONIT” SALAH/ Mbrojtësi Lovren: Flasim për gjithçka dhe mendoj se…

Delo.autor

Leave a Comment