Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

JASHTË FUSHAVE PREJ 6 MUAJSH/ Mbrojtësi i Kombëtares i jep fund makthit dhe konfirmon rikthimin (FOTO)

Ene Mihaj i ka dhënë fund makthit të dëmtimit, që e mbajti jashtë fushave të blerta për 6 muaj me radhë. Mbrojtësi i Kombëtares, pësoi një dëmtim të rëndë në gju më 30 tetor dhe kjo e mbajti jashtë fushave të blerta për 187 ditë.

Lojtari kishte një këputje të ligamentit dhe e kishte të pamundur të vazhdonte stërvitjen. Megjithatë kjo tashmë ka marrë fund, dhe lojtari nëpërmjet faqes së tij, ka njoftuar rikthimin në fushë, teksa ka nisur stërvitjen me skuadrën greke të PAOK-ut, që zotëron edhe kartonin e tij.

Për shkak të dëmtimit, Mihaj nuk u grumbullua as me Kombëtaren, teksa tashmë është gati për skuadrën e PAOK, por edhe për Shqipërinë në të ardhmen.

Related posts

GLADIATORI SHQIPTAR/ Kërkoi falje për SHQIPONJËN, Zvicra e bën KAPITEN XHAKËN

Isa.Autor

LUFTËTARË TË FUQISHËM NË KAFAZ/ Këta “trima” i tremb një “vajzë” për Halloween (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus i ofron 10 milionë euro, ylli kërkon 15 milionë në sezon

Delo.autor

Leave a Comment