Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

JASHTË FUSHAVE PREJ 6 MUAJSH/ Mbrojtësi i Kombëtares i jep fund makthit dhe konfirmon rikthimin (FOTO)

Ene Mihaj i ka dhënë fund makthit të dëmtimit, që e mbajti jashtë fushave të blerta për 6 muaj me radhë. Mbrojtësi i Kombëtares, pësoi një dëmtim të rëndë në gju më 30 tetor dhe kjo e mbajti jashtë fushave të blerta për 187 ditë.

Lojtari kishte një këputje të ligamentit dhe e kishte të pamundur të vazhdonte stërvitjen. Megjithatë kjo tashmë ka marrë fund, dhe lojtari nëpërmjet faqes së tij, ka njoftuar rikthimin në fushë, teksa ka nisur stërvitjen me skuadrën greke të PAOK-ut, që zotëron edhe kartonin e tij.

Për shkak të dëmtimit, Mihaj nuk u grumbullua as me Kombëtaren, teksa tashmë është gati për skuadrën e PAOK, por edhe për Shqipërinë në të ardhmen.

Related posts

NUK DO TI BESONI SYVE/ Sulmuesi i Romës “fal” REALIN me portën e boshatisur (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NË ITALI/ Juventusi blen Icardin për 80 milionë euro, ja problemi i akordit (FOTO)

Delo.autor

HAPET AKAND PËR REI MANAJ/ Një tjetër skuadër italiane kërkon shërbimet e sulmuesit të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment