Futboll Seria A Sport

“MUND TË FITOJNË KUNDËR JUVENTUS”/ Legjenda Kaka: Ju tregoj kush do të jetë protagonisti i Milanit

Rikardo Kaka është rikthyer të flasë për periudhën e tij me fanellën e Milanit teksa shprehet se mezi po pret rikthimin e kuqezinjve në Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë për “Milan News”, Kaka analizoi ekipin e Piolit duke u dhënë zemër në prag të sfidës me Juventusin, ndeshje e cila do të jetë vendimtare për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Më vjen keq që jam golashënuesi i fundit i Milanit në Ligën e Kampionëve, por nga ana tjetër më pëlqen sepse është gjithmonë një kujtim i mirë. Mezi pres që Milani të kthehet në Champions për të të brohoritur, për të fituar një më shumë.

Ne jemi shumë afër, kanë mbetur katër ndeshje të vështira dhe ka një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Juves së Pirlos. Milani është i aftë, ata mund të fitojnë kundër Juve dhe mund të kthehen në Ligën e Kampionëve. Kjo është ajo që unë shpresoj dhe për të cilën po shpresojnë të gjithë tifozët.

Nëse luan Zlatan, i cili ka pasur një sezon të rëndësishëm, i takon atij të marrë fitoren kundër Juves dhe ta dërgojë Milanin në Ligën e Kampionëve.

Ibra-CR7? Unë shoh një ndeshje midis dy skuadrave që kanë talent të madh, lojtarë të shkëlqyeshëm, të dy do të jenë protagonistë, por ka shumë përbërës të jashtëm që do të ndikojnë tek dy ekipet”.

Related posts

NEWCASTLE-LIVERPOOL/ Salah kthen në avantazh “Të Kuqtë”, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

NA BEFASOI/ Basketbollisti i njohur serb: S’jemi popull qiellor, mjaft më me Kosovën, nuk është e jona

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndeshje me shumë dëmtime, Teuta dhe Kastrioti ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment