Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Manchester United kalon në finale me humbje, Villarreal shkruan historinë

Janë vendosur dy skuadrat finaliste, për Ligën e Europës. Vijareali dhe Manccesteër Junajtidid janë dy skuadrat finaliste në këtë kompeticion. Skuadra e Solskjaer, pavarësisht se u mposht nga Roma me rezultatin 3-2, ia dolën të kalojnë në finale, pas fitores 6-2 në ndeshjen e parë në Angli.

Nga ana tjetër, një tjetër angleze nuk ia ka dalë dot të kualifikohet më tej. Vijareali ka prerë biletën për në finale, për herë të parë pasi në gjysmëfinale ka eliminuar Arsenalin. Ndeshja e kthimit në Angli u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që spanjollët u kualifikuan pas fitoren 2-1 në ndeshjen e parë.

Skuadra e Artetës iu afrua disa herë golit, por portieri i spanjollëve dhe shtylla në dy raste bënë që kjo të mos realizohej.

Finalja do të luhet më 26 maj, në Gdansk të Polonisë.

Related posts

DEGRADIMI I RONALDINHOS / Nga bigamia, 4 milionë euro borxhe, konfiskimi i shtëpive dhe pasaporta false… (FOTO)

Delo.autor

SPECIALE/ Kombëtarja “kuqezi”, trampolinë dhe reklamë e futbollistëve të kampionatit shqiptar

Sadik.Autor

Rrëfehet Hazard/ Nëse Real Madridi më do mua, e di se çfarë duhet të bëjë…

Sadik.Autor

Leave a Comment