Futboll Premier League Sport

Publiciteti dhe spektakli/ Klubet e Premier League fitojnë të ardhura rekord

Viti i parë i marrëveshjes rekord për të drejtat televizive të Premier League, bashkë me rregullimet financiare që synojnë të parandalojnë që një shumë e madhe parash t’i shkojë agjentëve dhe lojtarëve, i ka transformuar 20 klubet elitare të Anglisë në profit marramendës.

Analizat e anglezes The Guardian tregojnë se 17 klube kanë pasur fitime të mëdha, dhe të gjithë bashkë kanë fituar 5 miliardë euro. Gjithë kjo pasuri e madhe për klubet angleze vjen nga shpërndarja më e madhe e të drejtave televizive, e cila ndahet në mënyrë të barabartë për 20 klubet e Premier League.

Gjithsesi, janë gjashtë klubet elitare Man United, Man City, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham ato që përfitojnë më shumë. Pas tyre është Leicester City, që luajti në Champions League dy sezone më parë dhe fitoi titullin në 2015/16.

Marrëveshja e klubeve të Premier League për sa i përket të drejtave televizive është përmirësuar ndjeshëm nga përfshirja e rregullave financiare që limitojnë humbjet e klubeve.

Related posts

Dominoi tërësisht kundërshtarin, Fiorentina fitore të pastër ndaj Spalit (VIDEO)

Isa.Autor

“JU E DINI SE ÇFARË DUHET TË BËNI”/ Ja momenti kur Mancini publikon formacionin pak minuta përpara finales (VIDEO)

Delo.autor

HAMILTON BËN MEKANIKUN/ Piloti i F1 rregullon vetë gomën e çarë në rrugë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment