Futboll Sport

BËHET GATI PËR LOJËN DHE ULET NË STOL/ Fonseka “tallet” me Marash Kumbullën

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla nuk luajti për asnjë minutë në ndeshjen e djeshme të Romës, ndaj Mançester Junajtidit në gjysmëfinalen e Ligës së Europës.

Trajneri Paulo Fonseka, mirë që nuk e aktivizoi, por e zhgënjeu së tepërmi mbrojtësin me atë që bëri. Në minutën e 30-të, për Romën dëmtohet Kris Smolling dhe menjëherë Fonskea i kërkon Kumbullës të bëhej gati të hidhej në fushë.

Futbolisti i Kombëtares përgatitet dhe sapo bëhet gati të futet në fushë, ndodh e papritura. Fonseka i habit të gjithë, teksa i kërkon Kumbullës të ulet përsëri në stol dhe në fushë hedh një mesfushor si Darbo.

I zhgënjyer nga ky veprim i trajnerit, Kumbulla nuk kishte opsion tjetër veçse të ulej në stol dhe ta ndiqte që aty ndeshjen.

Related posts

Matuidi gëzon tifozët e Juventus me këtë deklaratë para ndeshjes me Realin

Sadik.Autor

TRONDITET INTERI/ NAINGGOLAN ka pësur një tjetër DËMTIM, pritet të MUNGOJË deri…

Isa.Autor

Leicester refuzon të shesë Maguire, Manchester United synon mbrojtësin e Barcelonës

Sadik.Autor