Futboll Sport

SADIKU REALIZOI DIOPETË/ Trajneri i Bolivarit nuk përmbahet. Shikoni çfarë bën pas golit të parë (VIDEO)

Armando Sadiku më në fund gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Bolivarit në Bolivi, aty ku u transferua në merkaton e janarit nga turqit e Erzurumsporit.

Sulmuesi i Kombëtares, jo vetëm që gjeti golin, por shënoi dhe dopietë, në ndeshjen që Bolivari fitoi 0-5 ndaj San Hoze në kampionat. Fillimisht shqiptari zhbllokoi takimin në minutën e 22-të, ndërkohë që në fundin e pjesë së parë, shënoi edhe golin e dytë personal.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte edhe reagimi i trajnerit të Bolivarit pas golit të parë të Sadikut, teksa nuk përmbahet duke lëshuar një britmë të fortë nga gëzimi. Duket se edhe trajneri e ka pritur me padurim këtë gol të futbollistit shqiptar, i cili në këto kohë ka pasur edhe fatin kundër, duke i shkuar golit rrotull, por pa arritur të shënojë, diçka që e bëri dje dy herë.

Related posts

LIVE ARGJENTINË-ARABI/ E pabesueshme! 2 gola për 5 minuta, sauditët bëjnë përmbysjen e çmendur

F.autor

FA Cup / Rochdale bën mrekullinë, gjithçka do të vendoset në “Wembley”

Q.Autor

Zbulohen formacionet: Egjipt – Uruguai

Sadik.Autor

Leave a Comment