Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Tifozët protestuan kundër presidentit të klubit, Manchester United humb 200 milionë paund. Ja arsyeja…

Protesat e tifozëve të Mançester Junajtid i ka kushtuar klubit anglez 200 milionë paund humbje, pasi një sponsor i fuqishëm është tërhequr nga kontrata e cila pritej të nënshkruhej në ditët në vijim.

Sponsori ‘’My Protein’’ e cila është në pronësi të ‘’The Hut Group’’ do të zëvendësonte sponsorin aktual ‘’AON’’ në fanellën e ‘’djajve të kuq’’, por protesta e tifozëve për dorëheqjen e presidentit Glazers ka bërë që sponsori të heqë dorë nga marrëveshja pasi nuk duan të bashkëpunojnë me një ekip ku fansat e saj bojkotojnë partnerët komercialë.

Lajmi u bë i ditur nga burime të ‘’The Observer’’ dhe bëri jo pak bujë pasi një shumë e tillë parash është nuk është pak në këto kohë krizash pandemie.

Related posts

FLET PËR ECURINË E MILANIT/ Christian Panucci: Skuadra rritet pak nga pak nëse arrin…

Delo.autor

Zyrtare: Mesfushori i Arsenalit i bashkohet gjigantit spanjoll

Q.Autor

NEYMAR I TËRBON TË GJITHË/ Me këtë FOTO zbulon klubin e ri

Delo.autor

Leave a Comment